LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Serbi, Këshilli i ambasadorëve u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të Preshevës të marrin pjesë masovisht në votime

Zgjedhjet në Serbi, Këshilli i ambasadorëve u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të Preshevës të marrin pjesë masovisht në votime

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi mbahen të dielën, më 17 dhjetor, ndërkaq shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista, ajo e Shaip Kamberit dhe Shqiprim Arifit.

E Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, më 17 dhjetor 2023, është një moment i rëndësishëm që ka nevojë për vlerësim nga shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Këshilli i Ambasadorëve i bën thirrje faktorit politik shqiptar që të merr pjesë në zgjedhje, gjersa thekson se politikat diskriminuese shtetërore nga institucionet serbe janë ende të pranishme.


Edhe në vizitën e tyre në Luginë, delegacioni i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë konfirmoi:

Mungesë e zhvillimit dhe perspektivës ekonomike;

Pengesa të panumërta në punësimin e shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale;

Mosnjohja e diplomave të studentëve shqiptarë;

Pengesat në përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet, në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në mbrojtjen e identitetit dhe përdorimin e simboleve kombëtare;

Vazhdim i politikës dhe metodave absurde të çregjistrimit dhe pasivizimit të adresave të shqiptarëve vendas etj.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë inkurajon votuesit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për pjesëmarrje sa më të madhe në këto zgjedhje, me synim ruajtjen e përfaqësimit në Kuvendin e Serbisë, për ndërgjegjësimin e faktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë për pozitën e shqiptarëve në Serbi, duke insistuar në realizimin e kërkesave të shqiptarëve dhe avancimin e të drejtave ligjore të njohura ndërkombëtarisht për pakicat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Kalo në kategori