LAJMI I FUNDIT:

Zgjaten afatet e rinovimit të lejedrejtimit në Shqipëri, 15 vjet vlefshmëri deri në moshën 70 vjeç

Zgjaten afatet e rinovimit të lejedrejtimit në Shqipëri, 15 vjet vlefshmëri deri në moshën 70 vjeç

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi sot disa nga ndryshimet në Kodin Rrugor, ku spikasin lehtësi e thjeshtime historike shërbimesh për qytetarët, me efekte të jashtëzakonshme kursimi e eliminimi angarish.

Rama tha se, këto ndryshime për të gjithë drejtuesit e automjeteve vijnë falë votimit të mbrëmshëm në Kuvend të Kodit Rrugor.

Një nga ndryshimet në Kodin Rrugor është rritja e afatit të rinovimit të patentës, i cili bëhet çdo 15 vjet, në krahasim me 10 vjet që është aktualisht.


Disa prej risive janë:

Rinovimi i lejedrejtimit të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, çdo 15 vjet deri në moshën 70 vjeç. Pra kufizimet e afatit që nisnin nëse rinovoje LD pasi mbushje 50 vjeç (5/3/2 vite afat, në progresion zvogëlues) do të nisin nëse rinovon LD pasi ke mbushur moshën 70 vjeç.

Zgjatje në 70 vjeç, nga deri 65 që është, e të drejtës për Leje Drejtimi profesionale (me kufizim: lejedrejtimet e kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, janë të vlefshme për 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç; për personat mbi 65 vjeç: lejedrejtimi e kategorive C dhe CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave, me ngarkesë të plotë, nuk është më shumë se 20 ton – lejedrejtimi e kategorive D1 ose D, apo D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve shërbim taksi ose transport udhëtarë me mjet deri 8+1!)

Zgjatje e të drejtës për ushtrimin e profesionit të Instruktorit të Autoshkollës deri në 70 vjeç, nga 65 vjeç që është.

Qytetarët që u është anuluar lejedrejtimi shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin Leje Drejtimin shqiptare pa testim, drejtpërdrejt edhe nëse lejedrejtimi e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojnë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.

Gjithashtu Kodi i ri parashikon heqjen e postblloqeve në rrugët interubane dhe kryerjen e ndalimeve të mjeteve nga ana e policisë rrugore në pika kontrolli me kushte të larta sigurie. Po ashtu detyron bashkitë të sigurojnë pa pagesë 50 % të parkingjeve. Kodi i ri Rrugor parashikon përgjysmimin e gjobave në rast të kryerjes së pagesës brenda 15 ditësh.

Kuvendi miratoi dje ndryshimet në Kodin Rrugor në Republikën e Shqipërisë me 101 vota pro, 1 abstenim dhe 6 kundër.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori