Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka vizituar sot gjatë ditës komunën e Ferizajt, ku fillimisht është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Muharrem Sfarqa.
Në takim është biseduar për çështjet ekonomike të kësaj komune, trajtimin në të ardhmen të hekurudhës që kalon në qendër të qytetit, si dhe kyçjen e zonave industriale në autostradë.
Zëvendëskryeministri Kelmendi në veçanti foli për pakon e dytë fiskale që është duke u përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me të cilën synohet zhvillimi i veprimtarisë prodhuese në vend.
“Pakoja fiskale dy, i përfshin 99 për qind të veprimtarive prodhuese edhe të kësaj komune, dhe kjo ka me qenë shumë ndikuese dhe presim që kjo pako të kthej lakoren e rritjes ekonomive të këtyre veprimtarive jashtëzakonisht shumë dhe jashtëzakonisht shpejt. Prandaj në përgjithësi është në interes edhe të bizneseve të komunës së Ferizajt” ka theksuar zëvendëskryeministri Kelmendi në një konferencë për media pas takimit.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, duke falënderuar zëvendëskryeministrin Kelmendi për vizitën, e njoftoi për afarizmin e suksesshëm që po bënë kjo komunë, si dhe me nevojat që ka biznesi në përgjithësi.
“E njoftova për të gjitha të arriturat që janë zhvilluar këtu, duke e pasur parasysh që Komuna e Ferizajt tashmë është një komunë e zhvilluar e Republikës së Kosovës përmes bizneseve, të cilat janë në numër shumë të madh këtu dhe të cilat absorbojnë një numër të madh të punëtorëve në këtë shkallë të lartë të papunësisë”, theksoi kryetari Sfarqa, duke shtuar se Komuna e Ferizajt merr pjesë në buxhetin e Republikës së Kosovës me 360 milionë euro në vit, përmes taksave dhe doganave, që është një fuqi ekonomike dhe e cila, në një mënyrë ndihmon në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.
Kryetari Sfarqa, shtroi edhe problemin lidhur me projektin e ndërtimit të hekurudhës nëntokësore, përmes të cilit do të përfitohet një sipërfaqe afër 6 hektarë në këtë segment të qytetit.
Gjithashtu, kryetari Sfarqa përmendi një sërë problemesh, si ujërat e zeza, mbeturinat, të cilat, siç tha ai, po bëhet përpjekje të zgjidhen përmes kredive të buta.
Gjatë qëndrimit në Ferizaj, zëvendëskryeministri Kelmendi ka vizituar disa biznese të këtij qyteti. Në Fabrikën e ujit “Miros”, zëvendëskryeministri Kelmendi tha se mori kërkesë rreth çështjes së taksës së ujit nga e kaluara, për të cilën u zotua që do të shoh mundësit e eliminimit të saj.
Në vizitën e bërë në fabrikën e ëmbëlsirave “Rolleo”, zëvendëskryeministri Kelmendi u shpreh i fascinuar me mënyrën e organizimit. “Është një biznes i vogël, por që praktikisht punëson gjininë femërore, që është shumë me rëndësi për ne dhe gjithsesi, do ta ketë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.
Zëvendëskryeministri ka vizituar edhe fabrikën e këpucëve “Hit Shoes” si dhe kompaninë “Eli-AB”, ndërsa gjatë pasdites, ka takuar përfaqësues tjerë të bizneseve të kësaj komune.
Duke iu premtuar mbështetje të vazhdueshme nga Qeveria e Kosovës, zëvendëskryeministri Kelmendi ka kërkuar nga bizneset që të mos ndalen me investime, në mënyrë që Kosova të ketë rritje ekonomike, rritje të punësimit, dhe zvogëlim të informalitetit.
“Angazhim imi themelor është që shqetësimet dhe kërkesat e arsyeshme të bizneseve, të kuptohen shumë më lehtë sesa që kanë qenë në të kaluarën. Do të angazhohem që përmes këtyre vizitave në biznese të ndryshme të vendit, t’i shtyjmë proceset përpara” tha zëvendëskryeministri Kelmendi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1.jpg)
Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![Dashuria fillon në Central Park!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikull-1-780x439.png)
Dashuria fillon në Central Park!
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti