LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Bashkatdhetarët që po vijnë nga vendet me rrezik të lartë nga COVID-19, të jenë vigjilentë e t’i respektojnë masat

Zemaj: Bashkatdhetarët që po vijnë nga vendet me rrezik të lartë nga COVID-19, të jenë vigjilentë e t’i respektojnë masat

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka lutur të gjithë bashkatdhetarët që të respektojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se shumica nga ta vijnë nga vende me rrezik të lartë dhe numra të madh të të infektuarve.

Ministri i Shëndetësisë tha se bashkatdhetarët të cilët po vijnë nga shtetet me rrezik të lartë, duhet të jenë vigjilentë e të mos grumbullohen për festa me familjarë.

“Të gjithë qytetarëve që vijnë e që do të vijnë, janë nga vendet me risk të lartë, nga shumë vende të cilat kanë marrë vendim për mbyllje. Kosova nuk e ka atë vendim, dëshirojmë të mos ta kemi atë vendim. Dëshirojmë të jenë të gjithë vigjilentë dhe të respektojnë masat. Të mos organizojnë aktivitete të grumbullimit. Të mos kontribuojnë në mbingarkesën e spitaleve e cila edhe tash është e lartë”, tha Zemaj.


Zemaj theksoi se qytetarët të cilët vijnë nga vendet e tjera e që nuk kanë pasaportë të Republikës së Kosovës, duhet të vetizolohen për shtatë ditë, ose të paraqesin një test PCR negativ.

Ndërkaq, të gjithë qytetarët të cilët kanë pasaportë të Kosovës, nuk obligohen të kenë test apo të izolohen.

“Duke parë që kemi fluks të madh të bashkatdhetarëve, duhet të jemi të kujdesshëm. Është e kot nëse marrim masa nëse zbatimi dhe mbikëqyrja na dështon. Dje jemi detyruar që të japim sqarime që qytetarët që vijnë nga vendet tjera që kanë vendbanim në Kosovë, nuk kanë nevojë që të kenë teste PCR negative, ndërsa me rastin e hyrjes në Kosovë, qytetarëve që nuk kanë vendbanim në Kosovë, e që nuk kanë test PCR negativ, detyrohen të jenë në izolim 7 ditë”, tha Zemaj.

Po ashtu ai bëri thirrje që qytetarët të vaksionohen me vaksinën kundër gripit sezonal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori