21-vjeçari është huazuar për herë të dytë te Burton Albioni nga skuadra e tij, Wolverhampton Wanderers që garon në Championship të Anglisë, kurse Ismail tash do të luajë në League One.

Futbollisti me prejardhje nga Kukësi, ishte i huazuar te Burtoni edhe në sezonin 2013/2014, me të cilët kishte shënuar tre gola në 15 paraqitje, transmeton Koha.net.


Ismail është produkt i akademisë së Wolverhamptonit. Ai gjithashtu është paraqitur për përfaqësuesen e Anglisë në grupmoshat U-16 dhe U17.

telegrafi sport app