Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar në Kiev me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin italian Mario Draghi si dhe presidentin rumun Klaus Iohannis.
“Ditë e ngjeshur. Takime të rëndësishme”, ka thënë Zelensky në kanalin e tij zyrtar në Telegram, ku u shpreh i kënaqur për vizitën që ia kanë bërë liderët evropianë, transmeton Telegrafi.
Ndryshe presidenti francez pas vizitës në Irpin, tha para gazetarëve se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë.
E kancelari gjerman theksoi se Irpini dhe Bucha, janë simbol i mizorisë së paimagjinueshëm të luftës ruse. /Telegrafi/