Kampioni i Kosovës, Drita, nesër (e martë) do të luajë në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. 

Të besuarit e Zekirija Ramadanit përballë vetes do ta kenë ekipin nga Luksemburgu, Differdange 03. 


Gjilanasit konsiderohen si favorit për të fituar këtë takim dhe për të avancuar në raundin e ardhshëm. 

Ramadani tha në deklaratën për shtyp para ndeshjes se, Drita e ka për obligim moral ta përfaqësojë sa më mirë futbollin kosovar në arenën evropiane. 

“E dimë që na pret një sfidë e re tani në Ligën e Kampionëve, e kemi obligim moral për atë ekip që kemi ndërtuar dhe për të përfaqësuar futbollin kosovar sa më më mirë”. 

“Kam një bindje që ekipi është shumë në gjendje të mirë. Nuk kemi kohë për të humbur, kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme para.”. 

“Me këtë fat duhet ta shfrytëzojmë në maksimum, shpresojë që me ndihmën e Zotit ta kalojmë këtë raund". 

“Pika kryesore e tyre janë ndërprerjet. Shpresojmë që t’i ndëshkojmë nesër në pikat tona”, përfundoi Ramadani./Telegrafi/

telegrafi sport app