Dy sulme të ndara kanë ndodhur jashtë Aeroportit të Kabulit, ku pas raportimeve të para thuhet se kanë ndërruar jetë 11 persona.

Tashmë ka reaguar edhe zëdhënësi i Talebanëve, Zabiullah Mujahid duke thënë se kjo ishte e planifikuar.


Një reporter i theguardian raportoi se një gazetar nga Kabuli i dërgoi një deklaratë të përkthyer nga zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mujahid duke thënë se talebanët kishin paralajmëruar amerikanët për sulme të mundshme nga grupet terroriste si ISIS.

240784171 552132819176701 1837396840997696063 n

"Talebanët janë të përkushtuar ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk do të lejojnë që terroristët të përdorin Afganistanin si bazë për operacionet e tyre. Talebanët kanë paralajmëruar trupat amerikane për grupe të mundshme terroriste si ISIS", tha Mujahid.

Theksojmë se në mesin e viktimave ka edhe amerikanë, ka konfirmuar sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby.

Ndryshe, ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, gjatë ditës kishte paralajmëruar se kishte informata “shumë të besueshme” për një kërcënim “të rëndë” në kryeqytet. /Telegrafi/