Mercedes-AMG ka zbuluar një edicion të ri të kufizuar të AMG GT 63 Pro të quajtur “Motorsport Collectors Edition”, i krijuar për adhuruesit e guximshëm të Mercedes Formula 1.

Nuk është hera e parë që divizioni AMG shkon në këtë rrugë, sepse në vitin 2020 krahu i performancës ndërtoi Mercedes-AMG GT Black Series 'P One Edition' bazuar në gjeneratën e mëparshme AMG GT.


Ashtu si ajo veturë, edhe edicioni i ri Motorsport mban një ngjyrë të zezë të stilit F1.

Bëhet e ditur se ngjyra bazë për edicionin e ri Motorsport Collectors është metali i zi obsidian, përcjell Telegrafi.

Screenshot 28 14

Që kur Mercedes iu bashkua F1 në vitin 2010, Petronas ka qenë sponsori kryesor i ekipit dhe si rezultat, skema e njohur e ngjyrave të kaltëra të ndezura të kompanisë ka qenë konstante në garuesit e kompanisë gjermane.

Motorsport Collectors Edition e shfaq atë në mënyrë të dukshme rreth dritareve, në ndarjet e përparme dhe rrotat.

Vetura merr gjithashtu paketën e fibrave të karbonit të AMG dhe një çati xhami panoramike.

Ekziston gjithashtu një sistem zëri i përmirësuar nga Burmester, një kamerë 360 gradë, paketë ndihmëse për shoferin dhe një ekran ballor.

Screenshot 27 12

Motorsport Collectors Edition përdor një motor të pandryshuar nga AMG GT 63 Pro – një V8 4.0-litërsh me turbo të dyfishtë, që kanalizon 603 kuaj fuqi dhe ka një transmision automatik me nëntë shpejtësi.

Kjo do të thotë një shpejtësi 0-96 km/h në vetëm 3.2 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 317 km/h. /Telegrafi/