Në botën e futbollit ka vendime që mund të bëhen pjesë e historisë së një klubi për mirë apo për keq, në varësi të asaj që e ardhmja tregon më pas.
Për shembull, Barcelona mund të kishte në të njëjtin ekip Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon, nëse portugezi do të transferohej në “Camp Nou”, kur e filloi karrierën e tij.
Po kështu, Real Madridi do të kishte në gjirin e vet sulmuesin brazilian të katalanasve, sepse e kishte testuar Neymarin pak vite para se t’i bashkohej Barcelonës. Dhe tani merret vesh se Ronaldo, Fenomeni, mund të ishte bërë pjesë e Sao Paulo në vitin 1992, për vetëm 15 mijë dollarë, por më pas presidenti i klubit brazilian ka vendosur të mos shpenzojë, sepse lojtari ishte shumë i shtrenjtë për të.
José Eduardo Pimenta Mezquita ka marrë një letër nga Kalef Joao Francisco Neto, në të cilën dikush mund të lexojë ofertën.
“Unë kam një lojtar në Rio, më pak se 17 vjeç, i cili është duke luajtur në ekipin e të rinjve brazilianë. Ai është qendërsulmues. A doni që të luajë në Sao Paulo, në këmbim të 15 mijë dollarëve? Lojtari le të jetë i lidhur me Sao Paulo, me një partneritet që do të formohet në masën 50 përqind për secilën pjesë. Ju lutemi diskutojeni propozimin”, i ka shkruar Neto presidentit në një letër që riprodhohet sot.
Presidenti Pimenta nuk i është përgjigjur zyrtarisht ofertës, kështu që, edhe pse në një bisedë tha se ishte shumë i shtrenjtë, ai ofroi një maksimum prej 7.5 mijë dollarësh. Ronaldo vendosi të provohej te Cruzeiro. Në “Belo Horizonte: ai shënoi 12 gola dhe dha 3 asiste, në 14 ndeshje. Ky “stacion” ishte trampolinë e përsosur për në Europë. Ai zbarkoi te PSV dhe të gjithë tashmë e dinë jetën e tij sportive. /telesport/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë