74-vjeçari Hekuran Gjoni, i cili vrau me thikë të birin Asim Gjoni një natë më parë në Tiranë, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor.
I moshuari i arrestuar tashmë nga policia e Tiranës, ka pranuar krimin dhe ka treguar sesi ka ndodhur ngjarja.
Fillimisht babai dhe djali kanë nisur të debatojnë verbalisht midis tyre. Në debat e sipër 74-vjeçari Hekuran Gjoni e ka goditur me shpullë djalin e tij Asim Gjonin.
Pas kësaj, 37-vjeçari është kundërpërgjigjur duke e shtyrë dhe goditur babanë, i cili është rrëzuar në tokë.
Në këtë moment ka ndërhyrë vajza e 74-vjeçarit dhe motra e Asim Gjonit, duke i kërkuar vëllait të saj që të qetësonte gjakrat mes tyre.
Sipas dëshmisë së të moshuarit, djali ka goditur edhe motrën dhe 74-vjeçari është ngritur, ka marrë thikën e bukës dhe e ka goditur disa herë të birin.
Me plagët e marra, 37-vjeçari Asim Gjoni, baba i dy fëmijëve është transportuar në spital, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Krimi në familje u shënua brenda në banesën e tyre mbrëmjen e së shtunës rreth orës 18:50 në zonën e njohur si Kodra e Priftit në kryeqytet.
I moshuari është arrestuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes duke marrë dhe dëshmitë e familjarëve të tjerë, raporton tch.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët