LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen shpërblimet që kanë marrë futbollistët e Bregut të Fildishtë pasi fituan Kupën e Afrikës

Zbulohen shpërblimet që kanë marrë futbollistët e Bregut të Fildishtë pasi fituan Kupën e Afrikës

Bregu i Fildishtë ka bërë mrekullinë duke fituar Kupën e Afrikës e cila u mbajt në vendin e tyre.

‘Elefantët’ edhe pse kaluan grupin nga vendi i fundit prej ekipeve të treta, arritën të bënin mrekulli duke e mposhtur Nigerinë në finale me rikthim 2-1.

E tani janë mësuar edhe shpërblimet që kanë marrë futbollistët e Përfaqësueses së Bregut të Fildishtë nga shteti pas këtij triumfi madhështor.


Presidenti i Republikës së Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara u ka dhuruar lojtarëve të Kombëtares nga një vilë si shpërblim.

Mrekullia Bregu i Fildishtë shpallet kampion, fiton ndaj Nigerisë në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës
Lexo po ashtu Mrekullia Bregu i Fildishtë shpallet kampion, fiton ndaj Nigerisë në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës

Në fakt, çdo lojtar ka marrë një shumë monetare prej 50 milionë frangash (76 mijë euro) nga Presidenti, si dhe nga një vilë me vlerë të njëjtë.

Trajneri Emerse Fae, i cili drejtoi ekipin e Bregut të Fildishtë pas dorëheqjes së Jean-Louis Gasset, mori një bonus prej 100 milionë frangash (152,000 euro).

Të gjithë lojtarëve dhe stafi teknik iu dha edhe titulli Kalorës i Urdhrit Kombëtar, nderimi më i lartë i Bregut të Fildishtë.

“Ju u keni sjellë lumturi të gjithë banorëve të Fildishtë, ju lumtë. Nuk mund ta imagjinoni se deri në çfarë mase keni arritur të bashkoni fildianët. Ne kemi treguar se një Breg i Fildishtë i bashkuar është i aftë për gjëra të mëdha”, tha Presidenti Ouattara gjatë ceremonisë, në prani të të gjithë qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

La Liga
Kalo në kategori