LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Carlo Ancelotti dha një paralajmërim të ashpër në drejtim të sulmuesve të Real Madridit pas pjesës së parë në derbin ndaj Atletico Madridit. 

Real Madridi u rikthye nga disavantazhi për të shkëputur një pikë ndaj rivalit lokal Atletico Madridit në derbin që përfundoi me rezultat 1-1 në ‘Santiago Bernabeu’. 

Julian Alvarez i dha epërsinë mysafirëve në minutën e 35-të nga penalltia, para se ‘Los Blancos’ të reagojnë fuqishëm në pjesën e dytë duke barazuar me Kylian Mbappe në minutën e 50-të. 


Carlo Ancelotti raportohet se ishte i zemëruar me mungesën e rrjedhshmërisë në sulmin e skuadrës gjatë 45 minutave të para dhe për këtë arsye iu drejtua sulmuesve të tij gjatë pushimit të pjesës së parë. 

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt
Lexo po ashtu Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Ai i dërgoi një paralajmërim Mbappes, Vinicius dhe Jude Bellingham, se do të ketë pasoja nëse gjërat nuk ndryshojnë drastikisht në pjesën e dytë. 

“Ose do të bëjmë atë që kemi përgatitur ose do të ketë ndryshim të menjëhershme”, raportohet se ka thënë Ancelotti sipas gazetës Marca. 

Kampioni spanjoll do të rikthehet sërish në aksion sot (e martë) ku do të përballen me Manchester Cityn në udhëtim në ndeshjen e parë të fazës së ‘play-off-it’./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jim Ratcliffe zbulon emrin e trajnerit të cilin nuk do ta kishte punësuar kurrë tek Man United

Jim Ratcliffe zbulon emrin e trajnerit të cilin nuk do ta kishte punësuar kurrë tek Man United

Premier League
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Premier League
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

Premier League
Kalo në kategori