Liri Lubonja, bashkëshortja e Todi Lubonjës dhe nëna e Fatos Lubonjës i është përgjigjur sot me tone të forta, intervistës së Kadaresë në Nevs 24, (lexo poshte/Lapsi.al) ku shkrimtari akuzonte Fatos Lubonjën, së pari se e ka rrezikuar gjatë deponimeve të tij në prokurori, në kohën e komunizmit, dhe dy se ai ka denoncuar të atin pasi e urrente atë. Si nënë, si grua dhe si dëshmitare znj. Lubonja, në një shkrim të gjatë për Panorama, hedh poshtë ato që i quan shpifje për qëndrimin e të birit në hetuesi.
Por ajo ndalet më shumë tek marrëdhënia e të birit me Kadarenë.
Në shtyp është përmendur shpesh deponimi i Lubonjës që tregonte se i ati, i dënuar nga Enver Hoxha, pëlqente shumë Kadarenë si shkrimtar (pra interpretimi është se donte ti bënte keq, pasi derisa një armik e çmonte Kadarenë, kjo nuk qe një gjë e mirë) dhe se ai shkëmbente libra të ndaluar me të.
Znj Lubonja i hedh poshtë këto akuza. Të parën pasi sipas saj në dokumentet arkivore del se Lubonja ka thënë se i ati pëlqente jo vetëm Kadarenë, por edhe Agollin, dhe këtu emir i Driteroit është hequr me qëllim nga botimet e sotme. E dyta se ai e bënte këtë për të mbrojtur të atin që e akuzonin se nuk e çmonte letërsinë e Realizmit Socialist, por vetëm atë borgjeze dhe revizioniste. Ndërsa për librat e ndaluar ajo thotë se nuk shkëmbenin të tillë me Kadarenë, se ai lexonte vetëm në një gjuhë që ata nuk e flisnin, në rusisht.
Ndërkohë ajo i përmend Ismailit, që kur u dënua Todi Lubonja, ai e quajti atë “armik të tërbuar” dhe “antishqiptar”.
Por pika më e fortë që Liri Lubonja nxjerr për herë të parë janë letrat që Helena Kadare, në emër të saj dhe të të shoqit, ka shkruar pas lirimit të Fatosit nga burgu, pas përmbysjes së komunizmit. Ajo ka treguar me faksimile fjalët që Kadaretë shkruanin për Lubonjën si një njeri fisnik, tolerant, të mençur, gjeneroz.
Dhe pasi nxjerr këto bashkëbisedime personale, Liri Lubonja pyet: A mund të shkruante kështu në vitin “91, Ismaili dhe Helena, për një njeri nga procesi i hapur dhe publik i të cilit, ishin rrezikuar në mesin e viteve” 70.
Pra kjo sipas saj është prova se Ismail Kadare nuk e ka inatin me Fatos Lubonjën që ka dashur të dënojë në gjyq, por me Lubonjën publicist shkrimtar dhe gazetar që e ka konsideruar veprën e Ismailit si një zgjatim artistik të ideologjisë së Enver Hoxhës. /Lapsi.al/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Pritet rritje e çmimit të vezëve në Maqedoninë e Veriut

Qorrolli: Në Komisionin e Venecias u miratuan tri opinione ligjore për projektligjet kyçe të Reformës në Drejtësi në Kosovë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës