Trajneri aktual i Napolit, Rudi Garcia pritet të shkarkohet së shpejti dhe tashmë tre emra të njohur po përfolen si më të mundshmit për të marrë drejtimin e ekipit.
Napoli, si kampion i sezonit të kaluar në Serie A, tashmë është në vendin e pestë me 14 pikë, shtatë më pak se Milani lider, duke bërë që Garcia të jetë pranë shkarkimit nga posti i trajnerit.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis thuhet se u takua me Garcian të dielën dhe ata po planifikon një tjetër bisedë pasi lojtarët kryesorë treguan pakënaqësitë e tyre me trajnerin aktual.
Sipas mediumit Foot Mercato, tre janë emrat e trajnerëve që shihen nga drejtuesit e klubit si pasues ideal të Garcias në stolin e Napolit, ku kroati Tudor shihet si favorit.
Tudor është pa punë që nga qershori, kur u largua nga Marseille pas një sezoni. Edhe pse disa lojtarë kundërshtuan hapur metodat e tij të punës, specialisti kroat ishte në betejë për kreun dhe përfundimisht zuri vendin e tretë në Ligue 1.
Në fund të sezonit ai u largua nga klubi për “arsye private dhe profesionale”.
Info FM : Rudi Garcia sur un siège éjectable ! 🇮🇹
° Réunion hier soir avec De Laurentiis
° Nouvelle réunion prévue cette semaine
° Plainte des cadres du vestiaire auprès de ADL
° Tudor, Gallardo et Potter sur la shortlist du @NapoliCFrance– @footmercato (@skysport first) pic.twitter.com/GwARt6V0cl
— Valentin Feuillette (@VFeuillette75) October 9, 2023
Potter dhe Gallardo kandidatë tjerë për Napolin
Përveç Tudor, Graham Potter dhe Marcelo Gallardo janë gjithashtu të paangazhuar, të lirë dhe pa klub.
Trajneri anglez u shkarkua nga Chelsea në prill pas vetëm shtatë muajsh, ndërsa më parë ai ishte trajner i Ostersund, Sëansea dhe Brighton.
Gallardo e filloi karrierën e tij si trajner në ekipin uruguaian Nacional, dhe më pas nga viti 2014 deri në dhjetor 2022 ishte trajner te River Plate. /Telegrafi/