Ousmane Dembele vendosi të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën e cila skadoi në këtë verë.

Shumë skuadra të mëdha ishin vënë pas francezit, por me insistimin e trajnerit Xavi Hernandez, Dembele vendosi të qëndroj në Camp Nou.


Megjithatë anësori francez vazhdoi bashkëpunimin vetëm për dy vite me Barcelonën dhe tani ka kontratë me katalunasit deri në verën e vitit 2024.

Por ka qenë prestigjiozja franceze, L'Equipe që ka zbuluar detaje të kontratës së Dembeles me Barcelonën.

Ousmane Dembele 1486211

Përkundër rinovimit të kontratës, sulmuesi anësorë nuk mori asnjë bonus për nënshkrimin e kontratës së re që ndodh zakonisht tek një futbollist i lirë.

Por L'Equipe ka zbuluar një detaj shumë interesant me klauzolën që ka futbollisti.

Klauzola e Dembeles për largimin nga Camp Nou është vetëm 50 milionë euro, një shumë jashtëzakonisht e ulët duke marrë parasysh cilësitë që ka anësori.

Ousmane Dembele FC Barcelone

Por nëse Dembele vendos të largohet në verën e vitit 2023, atëherë gjysma e parave të shumës së 50 milionë eurove do t'i shkonin atij dhe 25 milionë euro të tjera do t'i fitonte Barcelona.

25-vjeçari është në formë të jashtëzakonshme këtë vit me Barcelonën duke shënuar dy gola e duke asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/

telegrafi sport app