Rusia dhe Irani kanë siguruar të dhëna të votuesve amerikanë dhe janë duke tentuar të ndikojnë opinionin publik para zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Kështu kanë thënë zyrtarë amerikanë për siguri kombëtare.
“Ne kemi konfirmuar se një pjesë e informacionit të votuesve të regjistruar është siguruar nga Irani dhe ndaras nga Rusia”, ka thënë drejtori për Inteligjencë Kombëtare në SHBA, John Ratcliffe.
Ratcliffe dhe shefi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Chris Wray, kanë thënë në një konferencë për media se Shtetet e Bashkuara do të vendosin kosto për secilin shtet të huaj që ndërhyn në zgjedhjet amerikane.
Përveç veprimeve të Iranit dhe Rusisë, ata kanë thënë se amerikanët mund të jenë të sigurt për procesin zgjedhor në SHBA.
Ratcliffe ka thënë se Irani ka dërguar e-maile me qëllim të frikësimit të votuesve, të krijimit të trazirave shoqërore dhe dëmtim të presidentit aktual, Donald Trump.
Ai ka thënë se Irani është përgjegjës për dërgimin e e-maileve te votuesit demokratë në të paktën katër shtete kyçe, përfshirë Floridan dhe Pensilvaninë.
E-mailat kërcënuese, që në mënyrë të rreme është thënë se janë dërguar nga grupi i të djathtës ekstreme, Proud Boys, kanë paralajmëruar votuesit se do të shkojnë mbrapa tyre nëse nuk votojnë Trumpin.
Operacioni i frikësimit të votuesve fillimisht ka nisur duke përdorur adresat elektronike të votuesve, që kanë qenë në lista të regjistrimit, të cilat përfshijnë preferencat politike dhe adresat e shtëpisë, apo edhe numrat e telefonit.
Ende nuk është bërë e qartë nëse informacioni është hakuar apo është siguruar në ndonjë tjetër mënyrë, përfshirë rrjetet kriminale.
Disa informacione të votuesve janë të qasshme për publikun.
Ratcliffe ka thënë se inteligjenca amerikane nuk ka parë veprim të ngjashëm nga Rusia, mirëpo “ne jemi të vetëdijshëm se ata kanë siguruar informacion të votuesve ashtu sikurse më 2016”.
Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë thënë paraprakisht se Irani, Rusia dhe Kina janë duke synuar të ndikojnë në zgjedhjet e vitit 2020. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri