Amerikanët kanë filluar të blejnë në masë të madhe armë, kjo për faktin se të gjitha dyqanet në veçanti ato për shitjen e pajisjeve për gjueti kanë zbritur çmimet, dhe qytetarët e shumtë po presin në radhë të gjata.

E tëra kjo po bëhet nga frika e coronavirusit që po përhapet në masë të madhe nëpër botë. Kalifornia, New Yorku dhe Washingtoni, janë shtetet që janë prekur më së shumti nga “mania” e blerjes masive të armëve që janë në lirim, transmeton Telegrafi.


Madje disa blerës po “mendojnë se janë duke mbrojtur” familjet e tyre duke blerë në sasi të madhe rezerva të armëve nga paniku i virusit vdekjeprurës.

Të tjerët po i blejnë nga frika se qeveria mund të ndryshojë rregullat që u mundëson atyre blerjen. E disa që kanë prejardhje nga Azia por janë shtetas amerikanë, po i blejnë për të mbrojtur veten nga ndonjë sulm potencial me motive raciste. /Telegrafi/

1 1

3 47

4 41

5 36

6 25

7 23

8 21

9 19

10 17

11 15