LAJMI I FUNDIT:

Zashov: Edhe deputetët tjerë nga OBRM-PDUKM do të votojnë për marrëveshjen

Zashov: Edhe deputetët tjerë nga OBRM-PDUKM do të votojnë për marrëveshjen

Votimi tregoi se Maqedonia mund të gjejë forca të mjaftueshme për të vazhduar procesin e zbatimit të marrëveshjes së Prespës, e cila është kusht për integrimin tonë, tha Bllagoja Zashov, diplomat, ish-ambasador dhe nënkryetar i Kuvendit në intervistë për “Faktor”. Ai thotë se opozita e tanishme është e ngurtë dhe mendon vetëm për interesat e saj dhe si të fitojë pushtet.

“Më duhet të them se pamja që pashë në Kuvend ishte dëshmi se ka forca në partinë e OBRM-PDUKM-së që duan të ndalojnë procesin demokratik dhe me presion dhe shantazh të ndalojnë parlamentarët që të deklarohen lirshëm. Kjo, nga ana tjetër, tregon se pas të gjitha këtyre kundërshtimeve është dora e dikujt, dikush e menaxhon atë. Jo nga deputetët dhe lidershipi aktual, por nga disa prej atyre që e gjejnë veten në labirintet gjyqësore”, thotë Zashov.

Ai është kategorik, për atë se kjo Qeveri mori legjitimitetin nga qytetarët të cilët dolën për të votuar në referendum. Zashov thotë se në fazat e ardhshme, deputetë të tjerë nga OBRM-PDUKM mund të votojnë për ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori