LAJMI I FUNDIT:

Zaniolo: Luajtëm mirë, meritonim më shumë se një pikë

Zaniolo: Luajtëm mirë, meritonim më shumë se një pikë

Roma dhe Milan janë ndarë në paqe në derbin e javës në Serie A.

Dy gjigantët italian kanë ndarë pikët në një ndeshje ku Roma pati më shumë raste për shënim.

Ishte portieri Giggi Donnarumma që shpëtoi në disa raste kuqezinjtë.


Romën nga humbja e shpëtoi super talenti Nicolo Zaniolo, i cili ka thënë se ekipi i tij meritoi më shumë

“Kemi merituar më shumë se një pikë në këtë takim, pasi kishim tre apo katër raste të pastra për gol”.

“Gjithsesi edhe një pikë është e mirëseardhur pasi jemi afruar më shumë në zonën Champions”, u shpreh talenti italian.

19-vjeçari thotë se që nga ndeshja e ardhshme synojnë maksimumin e pikëve.

“Tani na pret takimi ndaj Chievos ku synojmë tri pikët. Nuk na lejohen më gabimet dhe duhet marrë maksimumin e pikëve në ndeshjet e ardhshme”, përfundoi Zaniolo.

Roma ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 35 pikë të tubuara, një më pak se Milani dhe pesë më pak se Interi që zë pozitën e tretë në tabelë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori