Tifozët e Atalantas janë duke u ndihmuar mbështetësve të Eintracht Frankfurtit të tejkalojnë ndalesën për të qenë në ‘Stadio Maradona’ për ndeshjen e Ligës së Kampionëve për shkak të rivalitetit të madh me Napolin.
Skena dhune janë parë në rrugët e Napolit ndërmjet tifozëve gjermanë dhe policisë, ndërkohë që janë penguar rreth 200 tifozë napolitanë që të përballen me ultrasit mysafirë.
Shumë automjeteve iu është vënë flaka derisa tifozët e Eintrachtit janë përleshur me policinë, ndërkohë që ultrasit e Atalantas janë identifikuar duke iu bashkuar atyre.
Autentici delinquenti!!! Non hanno nulla a che vedere con lo sport 😡 #Eintracht #Tifosi #UltrasEintracht #NapoliEintracht #Napoli 💢 la cronaca degli scontri nei tg e sul sito @TgrRai @TgrRaiCampania pic.twitter.com/GhWeaj255L
— Antonello Perillo (@anperillo) March 15, 2023
Sipas FAZ në Gjermani, tifozët e klubit rival të Napolit i kanë ndihmuar ata të Frankfurtit që të tejkalojnë ndalesën duke blerë bileta për ta.
Po ashtu, ata po qëndrojnë në hotel së bashku me tifozët vizitorë dhe mbetet të shihet nëse do t’ia dalin që të hyjnë në stadium.
𝗦𝗖𝗢𝗡𝗧𝗥𝗜 𝗘 𝗚𝗨𝗘𝗥𝗥𝗜𝗚𝗟𝗜𝗔 𝗔 𝗡𝗔𝗣𝗢𝗟𝗜‼️🔥
Le immagini che arrivano live da piazza del Gesù a Napoli.
Gli ultras tedeschi stanno danneggiato diversi mezzi delle forze dell'ordine. La tensione resta altissima in attesa del calcio d'inizio.#Napoli #Sportitalia pic.twitter.com/3S9v7rosbC
— Sportitalia (@tvdellosport) March 15, 2023
Rivaliteti i hidhur u intensifikua në sezonin 1986/1987 kur një autobus që transportonte mbështetësit e Atalantas u shkatërrua dhe pasoi me përleshjet hakmarrëse në Bergamo në edicionin 1991/1992 që çuan në arrestime dhe të lënduar.
Policia u përpoq me dëshpërim për të parandaluar që tifozët e Napolit dhe Atalantas të viheshin në kontakt në stacionin e trenit pas ndeshjes së tyre në sezonin 1996/1997.
Urdhrat e ndalimit nuk hynë në fuqi në vitin 2007 kur napolitanët që jetonin në zonën e Bergamos mundën të hynin në stadium dhe më pas u sulmuan kur ishin identifikuar.
Kur Napoli kohët e fundit priti Atalantan në Serinë A, vetëm gjashtë tifozë vizitorë ishin të pranishëm, sepse shumica dërrmuese e mbështetësve të Deas janë me qendër ose kanë lindur në Bergamo.
/Telegrafi/
Alemães voltaram para a rua e explodiu a confusão com a polícia em Nápoles.pic.twitter.com/b4rf2zBUB1
— Leonardo Bertozzi (@lbertozzi) March 15, 2023