LAJMI I FUNDIT:

Zaevi nuk ka arritur ta bind Mickoskin që t’i thërrasë qytetarët të votojnë në referendum

Zaevi nuk ka arritur ta bind Mickoskin që t’i thërrasë qytetarët të votojnë në referendum

OBRM-PDUKM-ja mbetet në qëndrimin e njëjtë për çështjen e referendumit. Partia opozitare edhe pavarësisht nga njoftimet se ditën e hënë Kuvendi do ta caktojë referendumit, thotë se nuk do të njohë rezultate nëse është këshillues de jo obligues. Në takimin e fundit të liderëve, Mickoski tha me Qeverinë ndryshojnë mendimet për atë se di duhet të jetë pyetja e referendumit ku qytetarët të shprehen.

Zëdhënësi i partisë opozitare OBRM-PDUKM Dimçe Arsovski, sot tha se ata qëndrimin e kanë përsëritur disa herë dhe mbetet i njëjti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëndrimi është i njëjtë siç ishte në takimin e liderëve dhe nuk ka asnjë ndryshim”, tha Arsovski duke u përgjigjur në pyetje gazetareske për atë se a ekzistojnë konsultime midis OBRM-PDUKM-së dhe Qeverisa rreth çështjes së referendumit dhe karakterit të referendumit.


Zëdhënsi Arsovski nuk dha përgjigje për petje se a do të marrë pjesë opozita në seancën kur do të caktohet referendumi e cila thuhet se do të bëhet ditën e hënë, po ashtu heshtja nga OBRM-PDUKM-ja ka edhe për rolin që do ta marrë opozita në kohën e referendumit.

Kryeministri Zoran Zaev në takimin e fundit deklaroi se nuk është arritur marrëveshje për referendumin me Kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Pas takimin Kryeministri Zaev tha se Mickoski nuk ka dëshiruar t’i thërrasë votuesit e OBRM-PDUKМ-së të votojnë në referendum sipas bindjeve të tyre. Zaev e akuzoi Mickosкin se nuk ka arritur të kap momentin e rëndësishëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori