LAJMI I FUNDIT:

Zaev synon t’i fitojë partitë politike shqiptare në njësinë zgjedhore numër gjashtë

Zaev synon t’i fitojë partitë politike shqiptare në njësinë zgjedhore numër gjashtë

Ish-kryeministri dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në emisionin ‘Utrinski brifing’, tha se gjatë këtyre viteve e kanë pasur të vështirë me BDI-në.

“Ata gjatë kohë kanë qenë në pushtet, 17 vitet e bëjnë të veten, janë bërë të fuqishëm, dhe është mirë që BDI të reformohet pasi të kalojë në opozitë, është e mirë edhe për ato, për shtetin, është mirë të reformohet edhe OBRM-PDUKM”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se koncepti një shoqëri për të gjithë është i tyre dhe se njerëzve u duhet kohë, përfshirë këtu edhe shqiptarët edhe maqedonasit.


“Kjo është koalicioni i parë multi-etnik, 32 parti qëndruan pas kandidaturës së Stevo Pendarovskit dhe vazhdojmë të rritemi, si parti politike dhe si koalicion. Për mua është sukses nëse BDI-në dhe Aleancën i fitojmë në njësinë zgjedhore numër gjashtë. Sipas vlerësimeve tona ne duhet të kemi 6 apo 7 deputet, për dallim prej tyre që do të kenë deri në 5 deputet, për shkak se synojnë vota shqiptare, ndërsa OBRM-PDUKM mund të fitojë 2 deri 3 deputetë në njësinë numër gjashtë për shkak se synojnë vota maqedonase. Që moti i thash Mickoskit se po humbasin nëse vazhdojnë me politikë destruktive”, theksoi Zaev.

Sipas tij, këto zgjedhjet dhe kjo fushatë zgjedhore janë ndryshe, për shkak se nuk premtime se do të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së për arsye se kjo çështje ka përfunduar.

“Jemi pjesë e NATO-s, fillojmë edhe bisedimet me BE-në. Me fqinjët tani jemi miq dhe presim mbështetjen e tyre në proceset e ardhshme. Ne jashtë i përfunduam punët, tani garën e bëjmë brenda. Tani s’ka shqiptarë, Bullgari, Greqi, NATO, tani punojmë për ekonomi. Fokusi ynë është te reformat e brendshme”, tha Zaev./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj

Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj

Ferizaj
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Magazina
Kalo në kategori