LAJMI I FUNDIT:

YouTuberi ndan historinë e tij të humbjes dramatike në peshë

YouTuberi ndan historinë e tij të humbjes dramatike në peshë

Nicholas Perry apo ndryshe Nikocado Avocado, një YouTuber popullor i njohur për përmbajtjet e tij të lidhura me ushqimin, së fundmi ka mahnitur audiencën me një transformim dramatik pas humbjes në peshë.

Në një kthesë befasuese, Perry zbuloi se ai kishte humbur mbi 113 kilogramë gjatë dy viteve të fundit.

Zbulimi erdhi në një video të titulluar “Dy hapa përpara”, ku Perry ndau detaje të rrugëtimit të tij, përcjell Telegrafi.


Videoja virale e cila tashmë ka mbledhur mbi 20 milionë shikime, fillon me Perryn që thotë: “Unë jam gjithmonë dy hapa përpara”.

Ai vazhdon duke thënë: “Ky ka qenë eksperimenti më i madh social i gjithë jetës sime. Është shqetësues, është imponues, është mbresëlënës të shikosh këta individë të sëmurë, të çorientuar që enden në internet në kërkim të historive, ideve dhe rivaliteteve që i bëjnë ata të ndihen të inkurajuar dhe angazhuar”.

Perry më pas përmend se ai është zgjuar nga një “ëndërr shumë e gjatë” gjatë së cilës ai humbi “113 kilogramë nga trupi i tij”.

Në një video tjetër të titulluar “Përshëndetje”, e postuar në një kanal tjetër në YouTube, Perry, së bashku me papagallin e tij, shfaqet shumë më miqësor teksa shpjegon shkurtimisht rrugëtimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një sfidë për sytë dhe trurin tuaj: Gjeni katër fytyra të fshehura mes ëmbëlsirave në 10 sekonda!

Një sfidë për sytë dhe trurin tuaj: Gjeni katër fytyra të fshehura mes ëmbëlsirave në 10 sekonda!

Interesante
Prindërit i dhanë djalit të mbante një zog të vogël - veprimi i dyvjeçarit preku shumë njerëz

Prindërit i dhanë djalit të mbante një zog të vogël - veprimi i dyvjeçarit preku shumë njerëz

Fun
Arriti të “përvidhet” dhe të futet në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret e gjen djalin e vogël – pamjet bëhen virale

Arriti të “përvidhet” dhe të futet në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret e gjen djalin e vogël – pamjet bëhen virale

Interesante
Ky cjap ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness

Ky cjap ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness

Fun
‘Fluturon, fluturon’ Bugatti - austriakut ia konfiskon policia veturën për ngasje të ‘egër’ në qendër të Vjenës

‘Fluturon, fluturon’ Bugatti - austriakut ia konfiskon policia veturën për ngasje të ‘egër’ në qendër të Vjenës

Fun
Ky është buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, ai u shit për 14 milionë dollarë

Ky është buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, ai u shit për 14 milionë dollarë

Kalo në kategori