Gjatë eventit Made on YouTube 2025, YouTube zbuloi një numër mjetesh dhe veçorish të reja të Al që synojnë të ndihmojnë krijuesit e përmbajtjeve.

Gjithashtu shtoi disa opsione të reja monetizimi për të ndihmuar krijuesit dhe bizneset të bashkëpunojnë në mënyrë më efikase.


Duke filluar me YouTube Shorts, Google po zbaton mjetin e saj gjenerues DeepMind Veo 3 Fast, i cili mund të krijojë sfonde në klipe të shkurtra me zë, shkruajnë mediat e huaja.

YouTube gjithashtu prezanton një mjet bisede të quajtur Ask Studio. Është projektuar për të ndihmuar krijuesit të optimizojnë rrjedhën e tyre të punës dhe të japin sugjerime.

Aplikacioni sjell gjithashtu disa përditësime të reja për transmetimet e drejtpërdrejta dhe podkastet.

Krijuesit e podkasteve do të marrin ndihmë nga Al për të prerë video dhe klipe të shkurtra nga episodet e plota.

YouTube gjithashtu shton opsione të reja fitimi parash, duke i afruar krijuesit dhe kompanitë.

Krijuesit do të jenë në gjendje të shtojnë lidhje direkte në faqet e internetit të markave në video të shkurtra, ndërsa YouTube Shopping së shpejti do të arrijë më shumë tregje dhe shitës me pakicë.

Mjetet dhe veçoritë e reja do të prezantohen gradualisht deri në fund të vitit 2025 dhe në fillim të vitit 2026. /Telegrafi/