LAJMI I FUNDIT:

Yndyrat e pangopura mbrojnë zemrën

Yndyrat e pangopura mbrojnë zemrën

Të gjithë kemi nevojë për një sasi të vogël të yndyrave në ushqimin tonë, rreth 25 deri në 35% të kalorive ditore, por mjaft e rëndësishme është se çfarë lloji të yndyrave konsumojmë.

Derisa konsumojmë yndyra, duhet të jemi të kujdesshëm që pjesa më e madhe e tyre në ushqim të jenë të pangopura. Yndyrat e pangopura ulin nivelin e LDL-kolesterolit në gjak (kolesterolit të keq) dhe rrisin nivelin e HDL-kolesterolit (të mirë).

Yndyrat e ngopura veprojnë të kundërtën, duke rritur nivelin e LDL-kolesterolit. Edhe yndyrat e mira kanë kalori, andaj edhe me ta duhet të jeni të kujdesshëm.

Sasi më të madhe të vajrave të pangopura përmbajnë frytet arrore (arra, lajthia, bajamet etj) si dhe vajrat bimore (si për shembull vaji i ullirit).


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori