LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Real Madrid thotë se do të largohet në rast se niveli i tij i lojës bie

Ylli i Real Madrid thotë se do të largohet në rast se niveli i tij i lojës bie

Mesfushori uruguajan, Fede Valverde ka deklaruar se ai do vazhdojë të luajë për klubin deri në momentin kur ai e mendon se është mjaftueshëm i mirë.

Valverde ka qenë një startues i rregullt nën urdhërat e Carlo Ancelottit përgjatë fillimit të sezonit, përkundër interesimit nga dyshja e Ligës Premier, Chelsea dhe Liverpool.

25-vjeçari shënoi një gol në fitoren e Real Madrid me rezultat 2-1 ndaj Real Sociedad mbrëmjen e së dielës. Pas ndeshjes ai pati disa fjalë, ku tha se do të ishte i gatshëm të largohet në rast se nuk përmbush standardet e klubit.


https://twitter.com/Alj_Canada/status/1703572762134970614

“Unë e kam aftësinë për të qenë lojtar i këtij klubi. Ditën që nuk do të ndjehem në këtë mënyrë, ose nëse Madridi nuk ndihet në këtë mënyrë, ne do të shikojmë për një zgjidhje. Sot, unë ndihem mirë”, ka thënë Valverde.

Për Valverden ky është një vit i mbushur plotë me sfida. Pas Kupës së Botës, ai dhe partnerja e tij Mina Bonino, morën lajmin se fëmija i tyre i palindur mund të ketë rreziqe serioze shëndetësore. Fëmija u lind më vonë pa probleme shëndetësore.

Madje, ai u tha se e goditi lojtarin e Villarreal, Alex Baena pas ndeshjes, diçka që Valverde as nuk e konfirmoi as nuk e mohoi, por të gjitha akuzat më pas u hodhën poshtë nga Gjykata.

Ylli i Real Madridit, Valverde zgjedh lojtarin e preferuar të Barcelonës
Lexo po ashtu Ylli i Real Madridit, Valverde zgjedh lojtarin e preferuar të Barcelonës

“Ju nuk dëshironi që t’i përjetoni këto gjëra. Por e keqja mund të ndodhë gjithmonë. Unë jam mirënjohës që familja ime është mirë. Fëmijët e mi janë të shëndetshëm. Në jetën personale, ashtu si në futboll, gjithmonë do të ketë ulje dhe ngritje. Por, ju duhet të punoni shumë gjatë këtyre momenteve dhe të bisedoni me njerëzit e afërt”, është shprehur Valverde.

Valverde gjithmonë e ka shprehur dashurinë dhe respektin e tij për ekipin ku luan, andaj duket e vështirë të imagjinohet një largim i tij, vetëm në rast nëse hapësira e tij në formacion limitohet./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori