Lojtari i Deportivo Alaves, Abdel Abqar u zëvendësua në pjesën e parë pasi kërkoi fanellën e Kylian Mbappes.
Skuadra e tij u fut në pushimin mes pjesëve me dy gola të pësuara në përballjen e zhvilluar në Santiago Bernabeu.
Sulmuesi 25-vjeçar shënoi pesë minuta para pjesës së parë për të çuar numrin e golave të tij te Reali në shtatë gola nga nëntë paraqitje.
Teksa doli nga fusha në fund të pjesës së parë, francezi u pyet për fanellën e tij nga reprezentuesi maroken Abqar.
Transferimi i verës i Los Blancos ia plotësoi dëshirën, duke hequr fanellën dhe duke ia dhënë kundërshtarit, gjersa po shkonte drejt zhveshtores.
Me gjestin e tij që u vu re nga të gjithë brenda dhe jashtë stadiumit, u spekulua se Abqari mund të ishte marrë si masë disiplinore.
Por pas ndeshjes, trajneri i Alaves, Luis Garcia mohoi që të ishte kështu.
I pyetur për ngjarjen, ai tha: “Nuk e di se çfarë ka bërë. Doja të ndryshoja diçka sepse doja të punoja për diçka, një gjë të vogël taktike”.
“Nuk e di nëse ka kërkuar fanellën, nuk e kam idenë. Ai doli sepse doja ta zëvendësoja dhe kaq”.
Abqari u zëvendësua nga Jon Guridi në fillim të pjesës së dytë. /Telegrafi/