LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Arabisë Saudite, Ali Al-Bulayhi zbulon se çfarë diskutoi me Messin në momentin tensionues të ndeshjes

Ylli i Arabisë Saudite, Ali Al-Bulayhi zbulon se çfarë diskutoi me Messin në momentin tensionues të ndeshjes

Mbrojtësi i Arabisë Saudite, Ali Al-Bulayhi ka zbuluar se çfarë diskutoi me Lionel Messin pas golit të dytë të skuadrës së tij kundër Argjentinës.

Arabia Saudite prodhoi një nga përmbysjet më të mëdha ndonjëherë në Kupën e Botës duke mahnitur kampionët e Copa America në një fitore 2-1 të martën.

Argjentina kaloi në epërsi përmes një penalltie të Messit, përpara se dy golat e Arabisë Saudite në pesë minuta në fillimin e pjesës së dytë të rikthenin lojën.


Dhe menjëherë pasi mori një epërsi shokuese, Al-Bulayhi vendosi të kthehej dhe t’i foltë me ton të lartë Messit në vend që të festonte me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij.

Ai e preku dhe i pëshpëriti diçka Messit, për të tërhequr vëmendjen e yllit argjentinas, ndërsa shumë menduan së ai i kërkoi fanellën.

Megjithatë, Al-Bulayhi ka konfirmuar pas ndeshjes se nuk ia kërkoi fanellën dhe ka treguar se çfarë i tha Messit.

“Nuk do të fitosh, nuk do të fitosh!”, ishin fjalët për ylli arab ia tha argjentinasit.

Papu Gomez dhe Lautaro Martinez ishin ata që larguan Al-Bulayhi nga Messi, por jo përpara se qendërmbrojtësi saudit të prekte fanellën e tij si një mënyrë për të treguar krenarinë e tij kombëtare. /Telegrafi/

https://twitter.com/abmsh401/status/1595077031766917120

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Ndërkombëtare
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

La Liga
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Kalo në kategori