Para stërvitjes së fundit për ndeshjen me Lituaninë, yjet kryesorë të Kosovës, ndan momentet edhe për tifozët e vegjël që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”.

10-vjeçari, Jetar Hulaj i cili luan për klubin futbollistik Rilindja, pati fatin të takonte sot tre nga yjet e Kosovës, Vedat Muriqin, Edon Zhegrovën dhe Florent Muslijën.


Takimi emocionues u zhvillua në ambientet e stadiumit "Fadil Vokrri", ku Jetari pati mundësinë të bashkëbisedonte me idhujt e tij, të ndante pasionin për futbollin dhe të merrte këshilla për zhvillimin e tij si lojtar.

986f06e1 af1d 47e6 afd1 0f094687c929

Për Jetarin, ky takim ishte një ëndërr e realizuar, pasi që të tre lojtarët, Muriqi, Zhegrova dhe Muslija që luajnë në klube të top pesë ligave evropiane, janë modele frymëzimi për të gjithë futbollistët e rinj kosovarë.

986f06e1 af1d 47e6 afd1 0f094687c929

Ai shprehi mirënjohjen për motivimin dhe mbështetjen që mori nga yjet e Kombëtares së Kosovës.

8ac29ce0 2ef6 4d2d 88c9 6131ba456439

Lojtarët e Kosovës gjejnë dashuri në çdo vend ku gjenden, pasi vlerësohen për lojën dhe kontributin e tyre në futbollin tonë.  /Telegrafi/

telegrafi sport app