LAJMI I FUNDIT:

Yahoo mbyll portalin e saj për video

Yahoo mbyll portalin e saj për video

Shefja ekzekutive e Yahoo-së, Marissa Mayer, kaloi pjesën më të madhe të dy viteve të fundit duke u thënë njerëzve në Wall Street se video ishte një gur themeli i strategjisë së saj e cila do ta bënte kthesën e kompanisë në treg, raporton New York Times.

Por tani, Yahoo me sa duket e ka anashkaluar angazhimin e saj për video. Kompania e konfirmoi të hënën se portali katër-vjeçar për video, i quajtur Yahoo Screen, u mbyll javën e kaluar.

Popullariteti i Yahoo Screen ishte i ulët në krahasim me YouTube, por portali ende kishte një audiencë të konsiderueshme me rreth 15 milion vizitorë unik në Shtetet e Bashkuara në muajin nëntor, thuhet sipas comScore.

Yahoo i kishte kushtuar më pak burime të kompanisë seksionin të Screen në muajt e fundit, kështu që mbyllja e këtij portali nuk ishte krejtësisht një surprizë për njerëzit që ndjekin nga afër kompaninë amerikane. (Telegrafi)