Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim ditën e sotme (e shtunë) disa nga banorët e Big Brother VIP Kosova.
Ai priti në zyrën e tij modelen e njohur, Xhuli Nura si dhe këngëtarin Bruno Pollogati.
Nura ka shpërndarë një fotografi së bashku me dy banorët në rrjetin e tij social, Facebook, të cilët i ka falënderuar për vizitën.
“Faleminderit për vizitën, Xhuli dhe Bruno”, thuhet në postim.
Theksojmë që edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova përfundoi pak javë më parë.
Nga kjo garë fitues doli reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi, i cili qëndroi plot 103 ditë brenda.
Në finale ishin: Stresi, Vedat Bajrami, Xhuli Nura, Artan Thaçi dhe këngëtarja Mbresa Hajrullahu. /Telegrafi/