Nga: Ilir Beqja
Xhubleta është dëshmi e një shkalle të lartë të zhvillimit në zonat ku ajo është përdorur. Shkallë e lartë e diturisë. Forma e saj e përkryer aksionometrike të ngjall të njëjtat pikëpyetje që I bën vetes edhe për mrekullitë arkitektonike të antikitetit.
Shkallë e lartë e kulturës dhe e shijes për të bukurën. Sepse ajo është pjesë e një kostumografie të plotë bashkë me stolitë prej sermi.
Shkalle e lartë e zhvillimit ekonomik. Qoftë sasia e leshit të përdorur, qoftë sasia e sermit që stolis veshjen tregojnë për një nivel të lartë të gjendjes ekonomike të çdo familje që ia mundësonte vajzës apo vajzave të veta.
Shkallë e zhvillimit fizik të vajzave. E gjithë veshja e vajzave apo grave ka një peshë të paktën 15 kilogramë. Ato vajza e gra që e kanë mbajtur apo e mbajnë edhe sot tregojnë edhe forcën e tyre fizike.
Shkallë e lartë e vetëdijes patriotike. Sepse i ka rezistuar edhe 500 vjetëve të pushtimit osman.