Sivjet, tendenca vjeshtë-dimër, sugjeron xhinse të puthitura. Ky rikthim aspak i befshëm i xhinsit, vjen në një tjetër mënyrë: do të përshkojë gjithë linjat femërore, të ngjeshura fort pas trupit, nga këmbët deri tek pjesa e fundshpinës.
Stilistët theksojnë se nuk ekziston asnjë veshje tjetër me kameleonike sesa xhinset, pantallonat historike me të cilat mund të luajë kushdo, pavarësisht sezonit. Ashtu ka ndodhur edhe këtë herë me të gjithë autorët dhe dizenjatorët e modës, të cilët kanë tentuar të sjellin ngjyra dhe forma nga më të ndryshmet, por synojnë gjithmonë të njëjtat modele. Rikthimi tek dashuria e vjetër, tek xhinset që keni veshur me vrap teksa dilni nga shtëpia, nuk do t’ju zhgënjejnë as tani. Ato janë ideale për një ditë komode, për një xhiro ku qëllimi është të ndihesh trendy, pa e vrarë mendjen për të qenë chic. Jo vetëm pantallona, por edhe xhaketa të shkurtra, të pikturuara me ngjyra, madje edhe në formatin unisex, tani vijnë të rinovuara nga stilistët më të mirë të botës së modës.
Për ditën apo mbrëmjen, për në punë apo xhiro, nuk ka kurrfarë rëndësie momenti, dizenjatorët kanë menduar deri në detaje për tendencat e reja të xhinseve. Pikë së pari duhet të themi se pantallonat e punës së amerikaneve prej vitesh janë kthyer në frymëzimin e koleksioneve “Hot couture” dhe që japin më shumë kënaqësi se çdo veshje tjetër. Keni vithe të bukura? Po këmbë të drejta? Nëse plotësoni kushtet mund të zgjidhni një palë xhinse të ngushta modeli ‘Diesel’, është një prej sugjerimeve ideale. Kushdo mund të kujtojë xhinset “Pin up” alla Marilyn Monroe, pikërisht ato do të jenë një nga modelet që do të shihni më së shumti në dyqane: me xhepa të vegjël, mbi të gjitha tejet të ngushta, edhe pse mund të duken in-estetikë, ato kanë një qëllim, të promovojnë format e trupit. Për ato femra që kanë një fizik tejet të hollë, krahë të gjata, pak gjoks, stilistët këshillojnë modelin “Cigare” ose “Skinny Jeans”, që mund t’i shoqëroni me këpucë të kuqe, një këmishë të bardhë dhe taka shumë të larta, një veshje tipike e preferuar nga Victoria Beckam.
Femrat pak më të mbushura dhe që kanë një fundshpinë të dukshme, që nuk i shpëton syrit të meshkujve, mund të provojnë qetësisht modelet “Baggy”, të ngushta sipër dhe pak më të bollshme në pjesën e fundme. Modelet e quajtura “Këmba e elefantit”, mund të duken si të dala mode, por në fakt nuk është aspak kështu, pasi në këtë mënyrë ata që kanë probleme me shëndetin, mund të fshehin defektet e tyre në mënyrën më të përsosur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë trendet e veshjes për pranverën 2025

Aplikoni llajnerin lehtësisht me këtë teknikë interesante të cilën e sugjeron influencerja e njohur

Si të stilizoni një pallto lëkure më në modë: Ky është trendi më i dëshirueshëm dhe gjithmonë duket i fuqishëm dhe i shtrenjtë

Si ndikon disponimi i prindërve tek fëmijët?

Pesë mënyra për të veshur një xhaketë këtë pranverë: Bëhuni personi më me stil në zyrë

Tre tipare të një mashkulli që e do vërtet partneren e tij, sipas hulumtimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura