LAJMI I FUNDIT:

Pas tragjedisë në Kolovicë të Prishtinës, Xhelal Sveçla jep dorëheqje

Pas tragjedisë në Kolovicë të Prishtinës, Xhelal Sveçla jep dorëheqje

Deri tash drejtori i Inspektoriatit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla, nuk është më pjesë e kabinetit të Shpend Ahmetit.

Ai ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas vdekjes tragjike të dy fëmijëve të familjes Mramori në lagjen Kolovicë të Prishtinës.

“Është tragjedi e madhe. Është pak të them se ndjej keqardhje. Është tragjedi jo vetëm për familjen”, ka thënë Sveçla në Interaktiv të KTV-së.


Ai, në emër të Komunës së Prishtinës, ka thënë se mban përgjegjësi njerëzore dhe se janë në dispozicion të të gjitha organeve për bashkëpunim për të gjetur fajtorin.

“Prej vitit 2014 së bashku me kolegët kam pasë detyrën që ta udhëheq Drejtorinë e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës dhe jam krenar që për gjithë këtë kohë kemi kryer punë të mëdha. Kemi ndaluar të gjitha ndërtimet pa leje dhe kemi vënë rend në shfrytëzimin e hapësirës publike. E kemi ndaluar korrupsionin e instaluar qysh pas luftës nga qeverisjet e kaluara dhe i kemi dërguar dhjetëra inspektorë në prokurori. I kemi rrënuar 119 shtëpi që kanë paraqitur rrezikshmëri për qytetarët. I kemi identifikuar dhe i kemi pastruar 117 deponi ilegale. Kemi konfiskuar mbi 2000 automjete që kanë shkelur ligjet e komunikacionit. Vetëm në vitin 2015 i kemi proceduar afër katërmijë raste. I kemi paranduluar shumë rreziqe, përfshirë edhe mbylljen e disa gropave. Mirëpo, fatkeqësisht ka qenë e pamundur që të eliminohen të gjitha parregullsitë”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori