LAJMI I FUNDIT:

Xhandarmëria serbe bastis shtëpinë e ish-ushtarit të UÇPMB-së

Xhandarmëria serbe bastis shtëpinë e ish-ushtarit të UÇPMB-së

Shtëpia e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, Nadir Sefedini, dhe disa prona të familjarëve të tij janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe.

Rasti ka ndodhur mëngjesit e 6 marsit, është bërë e ditur nga Lëvizja e Progresit Demokratik.

Kjo parti ka reaguar fuqishëm duke e cilësuar presion ndaj shqiptarëve, e në veçanti ndaj familjes Sefedini.


“Dhuna të cilën e kanë ushtruar në mëngjesin e 6 marsit nuk e justifikon arsyen në letër, por vetëm qëllimin e njëjtë e me veprime të përsëritshme për frikësimin e banorëve nëpërmjet dhunës psikike e fizike ndaj qytetarëve shqiptarë e pronave të tyre”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas kësaj partie, këto veprime kanë vetëm një qëllim final, pasigurinë e qytetarëve duke rrezikuar paqen dhe stabilitetin në Luginë të Preshevës, por edhe në rajon.

“Për rastin në fjalë jemi duke i njoftuar autoritetet ndërkombëtare si dhe qeveritë në Kosovë dhe Shqipëri, që të ndërmarrin masa konkrete ndaj veprimeve të tilla antinjerëzore e antishqiptare”.

“Prandaj dënojmë ashpër këto akte qyqare të mentalitetit millosheviqian, dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të mbajnë qetësinë, se ky vend është i banorëve të saj e veprimet e tilla nuk i shërbejnë të ardhmes evropiane”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori