Site icon Telegrafi

Xhambaski me provokime dhe nga Qendra e Shkupit

Rreth 100 mbështetës të veprës së revolucionares Mara Buneva, sot janë tubuar në qendër të Shkupit, për të shënuar 95-vjetorin e vdekjes së saj. Në këtë përvjetor, ka marrë pjesë edhe Eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski, i njohur për provokimet kundër popullit maqedonas, por edhe anëtarë të Fondacionit bullgar “Makedonija”.

Edhe nga Shkupi nuk kanë munguar provokimet e Eurodeputetit Xhambaski.

“Kujtim I përjetshëm për Mara Bunevën dhe për heronjtë e njohur e të panjohur që dhanë jetën për kauzën e lirisë së Maqedonisë bullgare dhe Bullgarisë së bashkuar. I falënderoj nacionalistët bullgar, patriotët nga të gjithë organizatat politike, rinore dhe kulturore, në mbrojtje të bullgarëve maqedonas. Rroftë kombi i bashkuar dhe i pandëshëm bullgar, nga Ohri deri në Detin e Zi dhe nga Danubi në Detin e Bardhë. Rroftë Maqedonia bullgare. Rroftë Bullgaria” – ka theksuar eurodeputeti Xhambaski nga Qendra e Shkupit.

Exit mobile version