Site icon Telegrafi

Xhaka tregon si e pritën bashkëlojtarët dhe trajneri Xabi Alonso transplantin e tij të flokëve në Kosovë – flet në detaje për ndjesitë e para

Granit Xhaka është një nga lojtarët më të mirë në vitet e fundit në futbollin botëror, dhe normalisht që çdo gjë rreth tij përbën lajm si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

Normalisht, edhe transplanti i tij i fundit i flokëve, bëri që të gjithë të flasin për të.

Ai në një intervistë për ‘Blick.Ch’, foli se si e kishte planifikuar më herët, pse vendosi ta bëjë dhe pse pikërisht në Kosovë te Ozone Hair Clinic dhe si e pritën bashkëlojtarët.

Rezultatet në dy javët e para duken thjeshtë mahnitëse

“Thjesht doja ta rregulloja vijën e flokëve. Në dimër, më 22 dhjetor fluturova në Kosovë për të realizuar këtë procedurë. E kisha planifikuar që gjashtë muaj më parë, pasi ndjeja se po humbisja diçka dhe ishte koha për të vepruar”.

Xhaka tha se kishte dy mundësi: “Ose ta rrujë krejtësisht kokën, që është më e lehtë, ose zgjedh transplantin e flokëve, që është më sfiduese, por rezultatet janë shumë më të mira. Zgjodha këtë të fundit dhe jam shumë i kënaqur”.

Lexo po ashtu Xhaka-BOOM, dhe… flokët e reja në Ozone Hair Clinic!

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe reagimet pozitive që ka marrë nga të gjithë, e posaçërisht nga bashkëlojtarët e trajneri Xabi Alonsi: “Kam parë një reagim shumë pozitiv, me 90-95% të njerëzve që kanë thënë se më përshtatet stili i ri. Madje edhe trajneri më komplimentoi dhe tha se duket shkëlqyeshëm”.

Graniti gjithashtu tregoi pse vendosi ta kryejë këtë procedurë në Kosovë, në vendlindjen e tij: “E bëra në Kosovë, ku kam kontakte të mira dhe gjithçka u realizua me kosto të ulët. Për më tepër, kjo ndihmon edhe në promovimin e vendit tonë, gjë që më gëzon shumë”.

Për të shmangur rreziqet, ai siguroi që gjithçka të ishte bërë me kujdes: “Gjithçka u testua paraprakisht – nga alergjitë deri te çdo rrezik i mundshëm. Çdo gjë u koordinua me mjekun dhe klubin dhe nuk kishte asnjë problem apo komplikim”.

“Ka shumë lojtarë që e kanë bërë këtë, por e fshehin. Për mua, është diçka krejtësisht normale dhe njerëzore. E rëndësishme është që të ndjehesh mirë me veten”, shtoi për fund Xhaka. /Telegrafi/

Exit mobile version