LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Pasi të deklarohen deputetët, propozimi për punën online të Kuvendit do të vendoset në rend dite

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, tha se nuk dëshiron të paragjykojë kur do të votohet propozimi që seancat e Kuvendit të mbahen online.

Në një deklaratë për AIM, ai tha se ka kontakte joformale me deputetët në lidhje me propozimin dhe pret që ata të deklarohen e më pas propozimi të vendoset në rend dite, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi sqaroi se propozimi ka të bëjë vetëm për deputetët të cilët për shkak të Kovid-19 nuk do të mund të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të komisioneve dhe do të jenë në mjekim shtëpiak ose izolim shtëpiak. Deputetët këtë do të duhet ta dëshmojnë me vendim të Inspektoratit sanitar dhe shëndetësor shtetëror.


Për momentin, sipas informacioneve nga Kuvendi, gjashtë deputetë nuk kanë mundësi të marrin pjesë në punën e Kuvendit për shkak të COVID-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori