LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Meta: Presim që të marrim datë për fillimin e bisedimeve me BE-në

Xhaferi-Meta: Presim që të marrim datë për fillimin e bisedimeve me BE-në

Në ditën e inaugurimit solemn të presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ndër burrështetasit e të huaj pranishëm në inaugurim ishte edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Pas përfundimit të seancës, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi realizoi takim bilateral me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi e falënderoi Presidentin Meta për prezencën në këtë seancë solemne, në këtë ditë të madhe për vendin tonë, në të cilën shënohet suksesi i Presidentit të sapozgjedhur të Republikës, Stevo Pendarovski pas procesit zgjedhor që u përfundua më 5 maj të vitit 2019, me çka ai u zgjodh Presidenti i pestë i vendit.

Presidenti Meta, falënderoi për ftesën dhe shprehu kënaqësi për zgjedhjet presidenciale të suksesshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndërsa Presidentit të ri të shtetit i uroi sukses në përmbushjen e detyrë së tij të rëndësishme.


Të dy bashkëbiseduesit ishin të njëzëri në raport me vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyera në të gjitha nivelet edhe në të ardhme, dhe se pret që së bashku me Republikën e Maqedonisë së Veriut të marrin datë konkrete për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në qershor këtë vit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori