LAJMI I FUNDIT:

Xhafaj paralajmëron “goditjen” ndaj katër grupeve kriminale

Xhafaj paralajmëron “goditjen” ndaj katër grupeve kriminale

Lufta kundër krimit të organizuar do të jetë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Brendshme dhe policisë së shtetit për vitin 2018.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj tha se janë drejt përfundimit të një database me të dhënat e të gjitha grupeve kriminale vepruese në vend.

Sipas tij, goditja e një grupi kriminal në Fier vetëm dy ditë më parë, një prej pesë grupeve kriminale të skeduara në këtë rajon është vetëm fillimi i këtij procesi që do vazhdojë dhe më me intensitet dhe vendosmëri në muajt në vijim.


Xhafaj duke folur në Kuvend, tha se buxheti i planifikuar për rendin dhe sigurinë mundëson plotësisht prioritetet që kanë marrë përsipër.

“Pak ditë më parë qeveria miratoi planin e veprimit për operacionin “Forca e Ligjit”, i cili materalizon një qasje gjithëpërfshirëse ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare në luftën ndaj krimit të organizuar. Një koncept terësisht i ri sa i takon hetimit të krimit sa i takon një tasforce speciale e cila përfaqëson të gjitha institucionet ligjzbatuese në vend që operojnë në këtë fushë”, ka thënë ai, shkruan Opinion.al.

“Ky është një tregues kuptimplotë i marrjes dhe ushtrimit të përgjegjeësisë politike por edhe ligjore të kësaj qeveri dhe Ministrisë së Brendshme në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar. Ne jemi duke ndryshuar terësisht qasjen reaguese dhe vepruese ndaj çdo forme të veprimtarisë kriminale. Goditja e një grupi kriminal në Fier vetëm dy ditë më parë, një prej 5 grupeve kriminale të skeduara në këtë rajon është vetëm fillimi i këtij procesi që do vazhdojë dhe më me intensitet dhe vendosmëri në muajt në vijim”, ka vijuar tutje ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori