LAJMI I FUNDIT:

Xbox 360 nuk ka fuqi për Halo 4

Xbox 360 nuk ka fuqi për Halo 4

343 Industries gjatë zhvillimit të Halo 4 momentalisht më së shumti është duke u munduar me mundësitë e kufizuara harduerike të Xbox 360. Natyrisht, Halo 4 do të duhej të jetë një nga lojërat me grafikën më të avancuar në Xbox 360, dhe për shkak të kësaj kërkon edhe atomet e fundit të fuqisë së konsolës së Microsoftit.

Frank O’Connor nga 343 Industries për OMX zbuloi se në Xbox 360 shpesh thënë troç nuk kanë hapësirë të mjaftueshme madje as fuqi të pastër që nevojitet për Halo 4. Sipas deklaratës së O’Connorit mund të gjykojmë se Halo 4 patjetër se do të vazhdimi i fundit i serialit në Xbox 360, dhe se në tërësi do të thith mundësitë e konsolës që tani ka mbushur 6 vite. /Telegrafi/