Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka hequr dorë nga thashethemet se Ilkay Gundogan mund të transferohet në Arabinë Saudite në janar.
Raportet në Arabinë Saudite pretenduan se gjermani mund të bëjë lëvizjen në Lindjen e Mesme në janar. Në të vërtetë, raporti madje pretendonte se Gundogan e kishte bërë vetë kërkesën për të lëvizur.
I pyetur për thashethemet, shefi i Barcelonës u përgjigj: “Vërtet, ata thanë këtë? Uau. Gundogan po kërkon një shtëpi këtu në Barcelonë… Shukran”. Shukran do të thotë faleminderit në arabisht.
Gundogan u transferua në “Camp Nou” si lojtar i lirë pas largimit të tij nga Manchester City në verë. Ai ka luajtur 17 herë për gjigantët katalanas, duke shënuar në El Clasico, edhe pse Barcelona humbi me rezultat 2-1.
Spekulimet mund të vazhdojnë në mesin e mediave, por duket se nuk ka gjasa që Gundogan të largohet duke pasur parasysh qëndrimin e Xavit. Gundogan ka më shumë se gjasa të qëndrojë për të paktën pjesën e mbetur të sezonit.
Fondi i Investimeve Publike që zotëron të gjitha klubet arabe po planifikon edhe një tjetër verë të nxehtë sa i përket transferimeve, ku synimi është që sërish të ‘joshen’ yje të futbollit evropian për të kaluar në Arabinë Saudite.
Së fundmi një ndër emrat që u lakua më së shumti për një kalim në Ligën Saudite ishte ai i Luka Modric, me agjentin e tij i cili refuzoi t’i mbyllë derën një transferimi të tillë duke pasur parasysh mungesën e mintuave këtë sezon tek Real Madridi./Telegrafi/