LAJMI I FUNDIT:

Windows Phone feston një-vjetorin

Windows Phone feston një-vjetorin

Platforma mobile e Microsoft, Windows Phone 7, tani po e feston një-vjetorin e saj të ekzistencës, ose momentin prej kur ishte paraqitur në shitje.

Mirëpo, një gjë me të cilën kjo platformë nuk mund të mburret janë shifrat e saj të shitjes.

Megjithatë, sot Windows Phone e ka konsoliduar veten si një konkurrues potencial i tregut, dhe ka arritur të krijojë disa entuziastë për vete.

Në vitin e saj të parë të lansimit, Windows Phone ka lëshuar dy freskime të reja në platformën e saj, NoDo dhe Mango, së bashku me përditësimet në harduer në rastin e saj të parë.


Përfundimisht, mund të thuhet se Microsoft ka vënë bastet e saj në paltformën e saj mobile, e cila po pëlqehet nga shumë njerëz, mirëpo është ende larg rrezikimit të tregut për rivalët si Android apo iOS. / Telegrafi /