LAJMI I FUNDIT:

Windows 8 ProWMC

Windows 8 ProWMC

ProWMC është emërtimi i pakos së re të Windows 8, e cila pritet të paraqitet në shitje kah fundi i vitit.

Windows Media Center (WMC) do të jetë pjesë e Windows 8, por Microsoft me gjasë po përgatit edhe versionin profesional të Windowsit për përdorimin multimedial.

Buildi intern i Windows 8 është një nga kandidatët për versionin final të sistemit, e deri tani nuk bëhej fjalë për versionin e ndarë WMC, të cilët e zbuloi njëri nga autorët e faqes Winunleaked, e cila merret me versionet e rinj të Windowsit. Build 8306 përmban informatat për 5 pakot e ndryshme të shitjes, të cilët shfrytëzuesve do të ju jenë në dispozicion kah fundi i vitit për kur parashikohet paraqitja e Windows 8.

Kjo është e kundërta e pritjeve të disa analistëve, të cilët parashikonin se Microsoft do të konsolidoj dallimet e pakove të Windowsit ngjashëm me mënyrën në të cilën e bën atë Apple. /Telegrafi/