LAJMI I FUNDIT:

Windows 8 Pro hyn në treg me çmim promocional

Windows 8 Pro hyn në treg me çmim promocional

Produkti i ri i gjigantit Microsoft do të shitet me çmim prej 199 dollarësh pas çmimit promocional 69.99 dollar i cili skadon në datë 31 Janar 2013, ka deklaruar burim i afërt i kompanisë.

Prodhuesit e softuerit gjithashtu do të ofrojnë opsionin e kalimit nga Windows 8 në Windows 8 Pro për vetëm 69.99 dollar deri në datën e njejtë.

Microsoft-i ka paralajmëruar më herët që kalimi në Windows 8 Pro do të jetë i mundshëm për 39.99 dollar për të gjithë përdoruesit që tashmë kanë sistemet operative aktuale të Windows, si XP, Windows Vista apo Windows 7 – çmim ekskluzivisht online për ata të cilët dëshirojnë ta marrin produktin pa kopje të DVD-së.
Të dyja kopjet, Windows 8 dhe Windows 8 Pro, do të jenë të gatshme për blerje ose shkarkim më datë 26 tetor të këtij viti. /Telegrafi/