Nga: Peter Bradshaw, kritik filmi / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Duke e njohur si asnjë autor tjetër markën e pop-kulturës, vepron ashtu siç flet … me atë zë të paimitueshëm. Werner Herzog – regjisor, vizionar, aventurier dhe i pari ndër të barabartët e Kinemasë së Re gjermane – është subjekt i një dokumentari të ri shumë të këndshëm që është realizuar nga Thomas von Steinaecker dhe i cili ka mbledhur një galeri të listës A të të intervistuarve – për të folur rreth njohjes ose punës së njeriut të madh, ku përfshihen: Wim Wenders, Volker Schlöndorff, Nicole Kidman, Chloé Zhao, Joshua Oppenheimer, Robert Pattinson dhe shumë të tjerë.
Publikimi i këtij dokumentari ndodh që përkon me autobiografinë e Herzogut, Secili për vetveten dhe Zoti kundër të gjithëve – që është edhe titulli origjinal gjerman i filmit të tij Enigma e Kasper Hauzerit [Jeder für sich und Gott gegen alle] – dhe isha paksa i zhgënjyer që Ëndërrimtari radikal [Radical Dreamer] nuk i përfshin kujtimet e Herzogut të sherrit me thikë në fëmijëri, me vëllain e vet, për pronësinë e njëfarë brejtësi. (Megjithëse na shfaq intervistën e tij televizive në natyrë, me Mark Kermoden, gjatë së cilës Herzogu me pushkë ajrore u qëllua nga një tifoz/armik/kritik obsesiv. Herzog më vonë thjesht e tërhoqi brezin e brekëve për të zbuluar plagën dhe duke ngritur supet tha se nuk donte të shkonte në spital.)
Filmi na shpie te sukseset e tij të hershme, si Edhe xhuxhët ia nisin si të vegjël [Auch Zwerge haben klein angefangen], pastaj te kryeveprat madhështore si Agire, zemërimi i Zotit [Aguirre, der Zorn Gottes] dhe Fickaraldo [Fitzcarraldo], ku në të dy filmat luan alter egoja e tij e trazuar, Klaus Kinski, dhe më pas në punën e tij të mëvonshme me dokumentarë, duke përfshirë Njeriun Grizli [Grizzly Man]. Zhao thotë se të gjithë filmat e tij kanë të bëjnë me të njëjtën gjë dhe të njëjtin person: vetë atë, natyrisht, disidentin e vetëm, atë që rrezikon deri në limit, përçarësin ekzistencialist që teston kufijtë e mendjes dhe të mundësisë, qoftë me Fickaraldon apo pinguinin në studimin e tij të natyrës, Takimet në fundin e botës [Encounters at the End of the World].
Epo, ndoshta. Ka diçka thuajse uelsiane ose hiçkokiane në mënyrën se si Herzogu përdor personazhin e famshëm për të vazhduar për të bërë filma, dhe shkalla e punës së tij është një nga gjërat e mrekullueshme për të. Ta quash një producent filmash si “ëndërrimtar”, kjo tingëllon e çuditshme, por i bën nder idealizmit të tij. Ndoshta asnjë përshkrim tjetër nuk do ta bënte këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit
Individualizmi ynë i mjerë

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

GJUHA SHQYPE

Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar

Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame