Lëvizja Vetëvendosje e quan të kundërligjshme dhe të dyshimtë vendimin për ndryshim të kufijve administrativë mbi baza etnike mes komunës së Graçanicës dhe asaj të Fushë Kosovës.
Zyrtarë të këtij subjekti në një konferencë për media bënë të ditur se lidhur me këtë do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.
E ajo që e bënë antikushtetues vendimin në fjalë, sipas kësaj partie, është përfundimi i procesit pa konsultime me qytetarët.
Kryetarja e Qendrës së Lëvizjes në Fushë Kosovë, Albana Gashi tha se vendimi për zonën kadastrale të fshatrave Uglarë dhe Preoc është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi që kufijtë e komunave mund të ndryshohen vetëm me ligj, respektivisht me plotësim/ndryshim te ligjit për kufijtë administrativ.
“Ky vendim është në kundërshtim me ligjin aktual sepse ligji shprehimisht këto zona kadastrale ua njeh komunave përkatëse. Njëjtë edhe Kushtetuta e parasheh ndryshimin e kufijve përmes ndryshimeve ligjore dhe si të tilla, këto ligje, kufijtë administrativ mund të ndryshohen vetëm nga Kuvendi i Kosovës”, tha ajo.
Anëtari i Kryesisë dhe deputeti i Lëvizjes Xhelal Sveçla foli për qëllimin e këtij projekti që sipas tij ka për qëllim largimin e fshatrave dhe lagjeve me shumicë shqiptare, duke ia kaluar ato Fushë Kosovës, në mënyrë që Komuna e Graçanicës të pastrohet etnikisht.
Ai ka ngritur një sërë dilemash rreth kësaj çështjeje, derisa ka bërë të ditur se për këtë vendim do t’i drejtohen edhe Kushtetueses.
“Cilat janë ato shërbime apo ato të drejta që qytetarët që banojnë në këto dy zona kadastrale, nuk i marrkan në Graçanicë, por i marrin në komunën e Fushë Kosovës? Pse këtyre qytetarëve që rastis të jenë në shumicë dërmuese të kombësisë shqiptare nuk i shërbyeka Komuna e Graçanicës? Ky ndryshim i kufirit padyshim se është i padrejtë. Por legjitimi i kësaj padrejtësie nga ana e Ministrisë është edhe më i rëndë. Ky rast normalisht duhet parë nën dritën e zhvillimeve që lidhen me projektin e Zajednicës. A është kjo një shëmbëlltyrë apo një test për korrigjimin apo shkëmbimin e komunave të Kosovës ku me efekt kanë përbërjen etnike të këtyre komunave… Ne do t’i drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese”, tha ai, raporton KP.
Krejt në fund, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje bënë të ditur se ditëve në vijim do të njoftojnë për veprimet e mëtejshme./Telegrafi//
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi