LAJMI I FUNDIT:

Vujoviq: Partitë pro-serbe në qeverinë e Malit të Zi do të tentojnë ta tërheqin njohjen e Kosovës

Vujoviq: Partitë pro-serbe në qeverinë e Malit të Zi do të tentojnë ta tërheqin njohjen e Kosovës

Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Podgoricë dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim, Zllatko Vujoviq, ka paralajmëruar se partitë politike pro-serbe që kanë hyrë së fundmi në qeverinë e Malit të Zi mund të përpiqen të tërheqin njohjen e Kosovës nëse mbeten në pushtet për një kohë të gjatë.

Në një intervistë për “Kosovo Online“, Vujoviq theksoi se përfaqësuesit e këtyre partive mund të përpiqen të ulin nivelin e marrëdhënieve me Kosovën dhe t’i rikthejnë ato në minimum kudo që të jetë e mundur.

Ai tha se qeveria e tanishme e Malit të Zi, e cila është e dominuar nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse, ka një qëndrim negativ ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj, dhe nuk është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën.


Sipas Vujoviqit, edhe pse është e vështirë të tërhiqet njohja e Kosovës për shkak të presionit perëndimor, kjo mund të ndodhë në të ardhmen nëse situata e integrimeve evropiane të Malit të Zi përkeqësohet.

Ai shtoi se presioni nga Beogradi për të ndaluar hyrjen e Malit të Zi në BE është një faktor i rëndësishëm në këtë çështje.

Vujoviq gjithashtu theksoi se nëse perspektiva e integrimit evropian bëhet e pamundur, atëherë koalicioni qeverisës në Mal të Zi mund të mos ketë asnjë motiv për të mbajtur marrëdhëniet me Kosovën, dhe nuk duhet të përjashtohet mundësia e tërheqjes së njohjes së Kosovës nga Mali i Zi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian haptas kanë kundërshtuar me muaj përfshirjen e partive politike, që ata i cilësojnë anti-perëndimore, në koalicionin qeverisës të Malit të Zi.

Mali i Zi konsiderohej si një vend që udhëhiqte në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian në rajon dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim.

Megjithatë, si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori i vitit 2021, për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori