Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se Serbia asgjë të mirë nuk pret nga bisedimet me Kosovën, sepse, sipas tij, “nuk ka dialog real”.
“Jo me dëshirën tonë, jo me vullnetin tonë, por me dëshirën e atyre që as nuk u shkon ndërmend as të bisedojnë se si do ta përmbushin diçka që kanë nënshkruar 10 vjet më parë. Askush nuk po i detyron ta bëjnë këtë, por ata që nuk po i detyrojnë, janë në gjendje të na detyrojnë neve dhe maltretojnë dhe njerëzit tanë. Nga targat [e automjeteve] deri te gjithçka tjetër që është çështje krejtësisht dytësore në marrëveshjen e Brukselit”, u tha Vuçiq gazetarëve në aeroportin ushtarak të Batajnicës, ku mori pjesë në ekspozimin e pajisjeve dhe aftësive të Ushtrisë serbe, në mesin e tyre edhe sistemit raketor kinez FK-3, me të cilin Serbia u furnizua pak ditë më parë.
Siç transmeton “Beta”, Vuçiq ka thënë se “qëllimi ishte që serbët nga veriu i Kosovës ose të dëbohen ose të detyrohen të pajtohen me pavarësinë, si dhe ta çojnë Serbinë drejt njohjes së pavarësisë [së Kosovës]”.
Sipas tij dialogu ka ardhur në pikën “e urdhrave për Serbinë të cilat ajo shkaku i Kushtetutës dhe pozicionit nuk mund t’i zbatojë”.
“Gjithmonë kam qenë përkrahës i madh i dialogut, por i dialogut real. Dikur kemi pasur një dialog të vërtetë, sot me Kurtin, ai dialog nuk ekziston fare”, tha presidenti serb, transmeton Telegrafi
Presidenti iu referua vizitës zyrtare në Gjermani [më 4 maj] dhe takimit me kancelarin Olaf Scholz, duke thënë se pret të dëgjojë të gjitha vërejtjet lidhur me sjelljen e Serbisë, por edhe mundësinë për të paraqitur qëndrimin e Serbisë.
“Kjo është gjithçka që pres. As keq, as veçanërisht e mirë. Është një mundësi e mirë që të kemi pak kohë për të shprehur pikëpamjet tona. A do të ndryshojmë me këtë një pjesë të qëndrimit gjerman për Kosovën – sigurisht që jo. A do të ndryshojmë një pjesë të qëndrimit të tyre sa i përket sanksioneve (Rusisë) – është e sigurt se nuk do t’ia dalim”, tha Vuçiq.
Ndërsa, kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, Vuçiq vlerësoi se bëhet fjalë për “një konflikt botëror”, sepse sipas tij, sepse “nga njëra anë është e gjithë pala perëndimore, e cila po armatos njërën anë (Ukrainë) dhe nga ana tjetër një fuqi botërore, si Rusia”.
“Thelbi është se kemi një konflikt ekonomik botëror, kemi një konflikt politik botëror, sepse jemi të ekspozuar ndaj presioneve të pabesueshme, kërcënimeve dhe shantazheve me progresin ekonomik apo regresin e vendit”, tha ai.
Vuçiq tha se lidhur me vendosjen eventuale të sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe për deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin për Kosovën, Donetskun dhe Luganskun, do të flasë më 6 maj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa